Lajme

Arrestohen dy persona për prerje të pyjeve në Kaçanik

Sot, rreth orës 08:10, gjatë zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, njësitet policore të stacionit policor në Kaçanik kanë vërejtur një automjet të tipit Nissan, pa targa dhe të modifikuar, i cili drejtohej nga i dyshuari F. V.,31 vjeçar. Ndërkohë, i dyshuari tjetër, K. V., 34 vjeçar, kishte arritur me një motoçikletë 4×4.

Të dy të dyshuarit, me dy motor-sharra, kishin filluar të prenin dru në vendin e quajtur “Llageri”, Parku Kombëtar “Sharri”në zonën e Kaçanikut.

Policia ka reaguar, por të dy të dyshuarit nuk janë ndalur në vendngjarje, duke u larguar në drejtim të panjohur.

Në vendngjarje kanë mbetur prova të mjaftueshme, përfshirë:

– automjeti Nissan i ngarkuar me dru,
– një motor-sharrë dhe
– një telefon.

Të gjitha këto janë konfiskuar nga policia, ndërsa veprimet janë zhvilluar në koordinim me prokurorin kujdestar.

Rreth orës 15:00, të dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit, ata janë ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button