Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që kanë keqpërdorur kartelat bankare të personave me aftësi të kufizuar.
Ata dyshohet se kanë bërë tërheqjen e pensioneve të personave me aftësi të kufizuar.
Pas kontrollit nga Policia e Kosovës janë seksutruar 6 kartela bankare në emër të personave, një telefon celular, dy armë zjarri dhe dokumente tjera lidhur me rastin.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.