Lajme

Arrestohen dy persona në aeroport,Policia jep detajet

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy shtetas të huaj në aeroportin “Adem Jashari”.

Ekipet e rendit u njoftuan rreth orës 18:40 se dy shtetas të huaj po tentonin të udhëtonin me dokumente të falsifikuara.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor.

Të dy u intervistuan dhe me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.

Rasti ndaj të dyve u iniciua si “Falsifikim i dokumentit”

Artikuj të ngjashëm

Back to top button