Policia e Kosovës dje ka arrestuar dy burra në Gjilan, pasi që kanë ofenduar dhe më pas sulmuar zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar me procedurë të rregullt. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Gjilan 04.07.2021 – 00:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë ofenduar dhe më pas kanë sulmuar zyrtarët policor. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.