Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka zhvilluar një aksion kundër fajdes, në koordinim me Policinë e Kosovës, me ç’rast janë arrestuar dhjetëra persona.
Sipas njoftimit të lëshuar për media, aksioni është zhvilluar gjatë ditës së sotme, derisa detajet e aksionit do të jepen në një konferencë për media.
Konferenca e paraparë do të mbahet nga ora 15:00 në objektin e Prokurorisë Themelore në Pejë.