Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohen 97 studentë në Stamboll pas protestës në universitet

    14/05/2025 22:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia turke arrestoi 97 studentë të Universitetit Boğaziçi në Stamboll, pas protestave kundër pranisë së një predikuesi mysliman me pikëpamje të debatueshme në një konferencë të organizuar në ambientet e universitetit.

    Studentët protestuan kundër Nurettin Yıldız, një figurë fetare e njohur në Turqi për deklaratat e tij kontraverse, përfshirë mbështetjen për martesat në moshë të hershme. Konferenca ku ai mori pjesë ishte organizuar nga një klub studentor brenda universitetit.

    Sipas deklaratës së Guvernatorit të Stambollit, Davut Gül, policia ndërhyri kur protestuesit u përpoqën të kalonin kordonin e sigurisë brenda kampusit. Gjatë përplasjes, 13 oficerë policie u plagosën, pasi ranë në një gropë ndërtimi rreth pesë metra të thellë në zonën e kampusit, raporton Abcnewsalbania.

    Universiteti Boğaziçi ka qenë një pikë e nxehtë e protestave studentore dhe akademike vitet e fundit, veçanërisht pas emërimeve të kontestuara të drejtuesve të tij nga ana e qeverisë. Studentët dhe pedagogët e kanë akuzuar qeverinë për ndërhyrje politike në autonominë universitare.

    Protestat në kampus janë intensifikuar veçanërisht pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, një nga kundërshtarët kryesorë politikë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Studentët shihen gjithnjë e më shumë si zë kritik ndaj zhvillimeve politike në vend

    Artikuj të ngjashëm

    21-vjeçari intervistohet nga policia në Ferizaj, iu gjet armë dhe marihuanë

    Aksion i Policisë në disa rajone: Arrestohen 11 të dyshuar për dallavere me patentë-shoferë

    Policia e Kosovës bën thirrje që të shmangen rrugët ku realizohet protesta e nesërme

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.