sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestohen 4 kosovarë në Zvicër, u kapën me drogë në vlerë 1 milion franga

    07/07/2021 12:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Autoritetet zvicerane kanë bërë një goditje të trafikut të drogës, duke arrestuar pronarin e një kompanie udhëtimesh në Aargau dhe vëllain e tij.


    Të dy kosovarët janë kapur në përpjekje për të kontrabanduar 116 kg marihuanë në Zvicër, shkruan Aargauer Zeitung.

    Policia e Kantonit Aargau ka njoftuar të mërkurën se në mes të qershorit, ka arrestuar dy të përmenduri në një operacion të përbashkët me Administratën Federale të Doganave, transmeton albinfo.ch.

    Arrestimi është bërë pas një pune të gjerë hetimore. Në kantonin Vaud, doganierët më kishin ndaluar një autobus udhëtarësh dhe një makinë shoqëruese që kishin kaluar kufirin zviceran disa minuta më parë.

    Në rimorkio kishte 116 kilogram marihuanë të paketuar. Droga ishte fshehur pas një muri të dyfishtë, përcjell albinfo.ch. Policia vlerëson mbi një milion franga vlerën në treg të kësaj droge.

    Gjatë operacionit, policët kanë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë. Bëhet fjalë për dy kosovarë, të moshës 26 dhe 45 vjeç, të cilët vozitnin autobusin. Roli i saktë i katër të akuzuarve tani po hetohet. Aktualisht vlen prezumimi i pafajësisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestohet aktivisti i PDK-së, në aksionin ndaj ambasadorit Berishaj

    Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje

    Arrestohen gjashtë persona në Fushë-Kosovë

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.