Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrestimi i ish-policit, Gashi: Serbia po synon të ushtrojë presion për rastin e Banjskës

    10/06/2025 10:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka deklaruar se nëpërmjet ndalimit të ish-zyrtarit policor, Arbnor Spahiu, autoritetet serbe po tentojnë të bëjnë presion ndaj pjesëmarrësve në operacionin e Banjskës.

    Gashi ka deklaruar të hënën në “Interaktiv” se po synohet që inteligjenca serbe t’i targetojë zyrtarët që kishin reaguar në sulmin në Banjskë, derisa tha se ekziston rreziku që të targetohen edhe zyrtarët policorë nga minoriteti serb, që janë të angazhuar në institucionet e Kosovës.

    “Fitohet përshtypja, s’kam informacion të saktë se përmes ndalimit të këtij zyrtari, mund të bëjë presion edhe te të gjithë ata që kanë qenë në atë operacion, të jenë të rrezikuar e të targetuar nga inteligjenca serbe, për t’u ndaluar dhe marrë masa ndaj tyre”, ka deklaruar Gashi.

    Sipas ish-ministrit, shteti serb mund t’iu bëjë presion edhe zyrtarëve policorë nga minoriteti serb për familjet e tyre që jetojnë në Serbi.

    “Efekti sidomos targetohet te zyrtarët policorë të minoritetet serb, të punësuar në institucione që mund të jenë në vazhdimësi target i ndalesave dhe i presioneve, që mund t’iu bëhen, që kanë edhe familjet e tyre dhe mund t’i vizitojnë familjet e tyre në Serbi…Mund të merret presion ndaj dëshmitarëve të atij operacioni, për të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në deklarimet që mund të jepen nga pjesëmarrësit në operacion”, ka shtuar ai.

    Sipas Gashit, reagimi i institucioneve të Kosovës për ndalimin e ish-zyrtarit policor ishte i ngathtë, derisa tha se Serbisë duhet t’i bëhet presion nëpërmjet ndërkombëtarëve.

    “Duhet t’i bëhet presion Serbisë që të mos përdorë incidente për të krijuar tema që tensionojnë raporte…Ajo i përdor skenar të tillë për të destabilizuar funksionimin e shtetit në tërë Kosovën. Këta i përdor për dy arsye: që të destabilizojë në rrafshin e brendshëm dhe në aspektin ndërkombëtar, të pengojë Kosovën që të jetë integruese në institucione ndërkombëtare. Kosova ka qenë e ngathët dhe s’ka reaguar”, ka thënë Gashi.

    Sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është dashur t’i ftojë përfaqësuesit e shteteve perëndimore “për t’iu bërë presion, e përmes tyre Serbisë që të respektojë marrëveshje”.

    Artikuj të ngjashëm

    Chelsea e nis me fitore rrugëtimin në Botërorin e Klubeve, mposht Los Angeles FC

    Irani i kërkon ndihmë Këshillit të Sigurimit të OKB-së për sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore

    Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX në Kosovë

    Të Fundit

    Chelsea e nis me fitore rrugëtimin në Botërorin e Klubeve, mposht Los Angeles FC

    Irani i kërkon ndihmë Këshillit të Sigurimit të OKB-së për sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore

    Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX në Kosovë

    Protestojnë banorët e një kompleksi te “Mati 1”, s’kanë ujë tash e tri ditë

    Behrami: Kurti ia kishte hequr kushtet Serbisë, sot ia vendosi Amerikës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.