Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion policor në komunën e Graçanicës, me çrast dy persona janë shoqëruar në polici për intervistim.
Informata rreth këtij rasti ka dhënë edhe kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Shubariq, e cila para gazetarëve tha se se janë arrestuar dy zyrtarë të kadastrit të komunës së Graçanicës.
“Komuna e Graçanicës dëshiron të informojë opinionin se sot pas ardhjes së Policisë së Kosovës në departamentin tonë, përkatësisht në Drejtorinë Komunale të Kadastrës, kanë ndaluar dy zyrtarë. E mira është se me këtë hetim dhe arrestim nuk u vu në dyshim puna e menaxhmentit komunal apo e menaxhmentit të Drejtorisë së Kadastrës. Është punë e vetinicuar e zyrtarëve të caktuar, kështu që ata tani janë të ndaluar. Do të ketë një hetim dhe nuk do të spekulonim më tej për procedurën e mëtejshme. Kur të marrim informacione të detajuara do të informoheni”, ka thënë ajo.
E pyetur se pse janë arrestuar zyrtarët, ajo ka deklaruar se bëhet fjalë për korrupsion, sipas mediumit në gjuhën serbe “KoSSev”.
“Ne thamë se ata (policia) mund ta bëjnë punën e tyre dhe duhet ta bëjnë atë”, përfundoi Shubariq.