BallinaLajme

Arrestimi i 10 personave në Prishtinë, flasin nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar sot dhjetë persona gjatë një aksioni në fshatin Rimanisht të Komunës së Prishtinës.

Në mesin e të ndaluarve ka edhe shtetas të Shqipërisë. Ata dyshohen për veprat penale:

“Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” (neni 268 i KPRK), dhe

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” (neni 366 i KPRK).

Gjatë bastisjes janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike psikotrope, armë zjarri si dhe prova të tjera materiale që do të përdoren në procedurën hetimore.

Prokurori i shtetit, në koordinim me Policinë, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit janë ndaluar dhe brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka deklaruar se mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button