Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Arrestimet në MINT, PDK kërkon shkarkimin dhe hetimin e ministres Hajdari

    18/08/2023 12:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partia Demokratike e Kosovës, pas arrestimit të Ridvan Muharremit nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore, kërkon shkarkimin dhe hetimin edhe të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

    Sekretari për Organizim dhe Zgjedhje në PDK, Betim Gjoshi, gjatë një konferencë për medie ka thënë se Ridvan Muharremi nuk është thjeshtë një sipërmarrës, por, përveç se mik i Kryeministrit, është personi përgjegjës, i cili me bekimin e Albin Kurtit dhe emërimin e Rozeta Hajdarit, është marrë me furnizimin e rezervave shtetërore të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

    “Ridvan Muharremi është personi i cili në emër të Kryeministrit dhe me lejen e tij, përveç se është marrë me biznese të ndryshme, edhe të armëve, ka kërkuar edhe gjetjen e katër dëshmitarëve katolikë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.  Ridvan Muharremi, miku i Kryeministrit, si person i autorizuar nga Rozeta Hajdari jashtligjshëm sepse nuk i ka plotësuar kriteret, në emër të furnizmit me rezerva shtetërore, paratë e buxhetit të shtetit i ka dhënë ndërsa mallin nuk e ka marrë asnjëherë – duke i shkaktuar qindramijëra euro dëme vendit”, ka thënë Gjoshi.

    Sipas tij, sot, para se gjithash, përgjegjësia politike, publike por edhe penale, bie mbi Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

    “Kryeministri Albin Kurti, urgjentisht, sot, menjëherë, duhet që ta shkarkojë nga detyra Ministren Hajdari, për t’i hapur rrugë një hetimi të lirë, të pavarur dhe të pandikuar politikisht. Prandaj, shkarkim dhe hetim për ministren Hajdari, nën udhëheqjen e së cilës po vërtetohet, ashtu siç kemi denoncuar disa herë, se ka ndodhur një prej skandaleve më të mëdha në vend”, ka thënë tutje Gjoshi.

    Më tej, Sekretari për Organizim dhe Zgjedhje në PDK ka thënë se ësht fatkeqësi që Kryeministri Albin Kurti rrethohet me njerëz të tillë, të cilët çdo ditë e më shumë po arrestohen dhe përfshihen nëpër skandale të mëdha.

    “Pas përfshirjes së ambasadorit Martin Berishaj në aferën e madhe të tregtimit të energjisë, arrestimit të shefit të KEK-ut Nagip Krasniqi dhe arrestimit të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes për trafikim me drogë, Besnik Mujeci – Ridvan Muharremi është miku i katërt me radhë i Kryeministrit Albin Kurti i cili arrestohet dhe dyshohet për keqpërdorim taksave të qytetarëve tanë.  Është fatkeqësi e madhe që Kryeministri i vendit tonë rrethohet dhe ka për miq të afërt këtë strukturë të njerëzve: Hajnat e energjisë, trafikantët e drogës dhe hajnat e bukës së gojës”, ka thënë Gjoshi.

    Në fund të konferencës, Gjoshi ka thënë se kjo Qeveri ka humbur çdo legjitimitet dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

    “Prej aferave me energjinë, koordinimit me Radojçiqin, trafikimit të drogës nga zyrtari i tyre i lartë e deri te hajnia me rezervat e shtetit – janë skandale të cilat këtë qeverisje e karakterizojnë vetëm në një mënyrë: Skandaloze! Të dëmshme! Të paaftë! Prandaj, sot, është prioritet shtetëror që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme dhe mandati t’u kthehet qytetarëve. Kosova ka nevojë për një qeverisje të re, kredibile, të aftë dhe e cila rikthen prosperitetin e normalitetin në vend”, ka përfunduar Betim Gjoshi.

    Artikuj të ngjashëm

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gruda, PDK: Avni Dehari e pranoi që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale

    Behrami: Shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend Kurtit duhet t’i zëvendësohet me paraqitje në polici dhe në prokurori

    Të Fundit

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Dështon edhe për të 43-tën herë konstisuimi i Kuvendit

    Fillon përpjekja e 43-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

    Deputetja Balje: Një anë duhet të lëshojë pe, kemi disa ditë për ta parë

    Kusari- Lila: Një nga pasojat e moskonstituimit të kuvendit deri më 26 korrik mund të jetë marrja e mandateve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.