Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarve për vdekjen e 47-vjeçares që ra në hapësirën e ashensorit në Prizren

    24/06/2024 19:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themeore në Prizren ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj B.K dhe H.K., lidhur me rastin e 20 qershorit 2024, ku një grua 47-vjeçare kishte vdekur në Prizren, pasi kishte rënë në hapësirën e ashensorit nga kati i dytë.

    Në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti, ka konfirmuar se në arrest shtëpiak është dërguar B.K (pronar i personit juridik) dhe H.K (përgjegjësi i personit juridik).

    Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dështimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, përcjell Klankosova.tv.

    “Referuar kërkesës tuaj për informacione, Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se lidhur me rastin, më datë 21.06.2024 me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, B. K., – pronar i personit juridik, dhe H. K., – person përgjegjës i personit juridik, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 paragrafi 6, lidhur me paragrafin 3 dhe me paragrafin 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit. Gjykata Themelore në Prizren, të pandehurve të lartëcekur u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në përgjigjen e Mehmetit.

    Ndryshe, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit më 20 qershor 2024 kishte konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se rasti kishte ndodhur rreth orës 20:50 dhe se viktima pasi kishte rënë në hapësirën e ashensorit, nuk kishte mundur t’i përballojë plagët.

    “Ju informojmë se me datë 20.06.2024, rreth orës 20:50 kemi pranuar një informatë për një person të lënduar të dërguar nga Urgjenca në Emergjencën Spitalore. Pasi patrulla është angazhuar në rast, është vërtetuar që rasti kishte ndodhur në Prizren, deri te incidenti kishte ardhur pasi viktima kishte thirrur liftin për ta përdorur, dera e liftit ishte hapur dhe viktima kishte rënë në hapësirën e liftit nga kati i dytë dhe për pasojë viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore”, kishte konfirmuar Bytyqi.

    Ai theksoi se viktima nuk ka mundur t’iu përballojë plagëve dhe kishte ndërruar jetë dhe se nga mjekët e Emergjencës është konstatuar vdekja e saj. /BetimipërDrejtësi

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestohet këngëtari Chris Brown

    Ishin dënuar për drogë, nga Italia e Greqia u ekstraduan katër shqiptarë

    Ndau pyetjet e testit të konkursit për punë/ Krimet Ekonomike arrestojnë zyrtarin e KRU “Hidromorava”

    Të Fundit

    Hisen Berisha me thirrje për Policinë: Mos lejoni trazira, mos u bëni pjesë e skenareve politike

    “Ganja” ironizon me Pacollin: Uroj që mos t’i kenë shkruar në grupin e biçikletave

    Vazhdon mosbindja civile në Serbi, dhjetëra persona të ndaluar

    Kryetari i OEK në Samitin e Shkupit: Sektori privat duhet të jetë partner qendror në zbatimin e tij

    Pacolli i reagon Gjykatës Themelore për urdhërarrest ose paraburgim: S’kam pranuar asnjë ftesë zyrtare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.