Policia ka konfirmuar arrestimin e njërit prej të dyshuarve për tentim vrasjen në Kolovicë, të ndodhur më 26 mars të këtij viti. Sipas policisë, ai është arrestuar dje dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Siç po raporton Sinjali, bëhet fjalë se i arrestuari është Fitim Doda, ose i njohur ndryshe si Cuc Avalla.
Se bashku me Dodën në kërkim policia ka vënë edhe Arjan Sijarinën, që dyshohen për tentim vrasjen e Naim Berishës dhe Ahmet Berishës.
Këta të fundit, po atë dityë në mbrëmje dolën për t’i qëruar hesapet me të lartcekurit e ku pas një konfrontimi me armë mes dy grupeve, mbeti i vdekur 29-vjeçari Egzon Haziri dhe një kalimtare e rastit, Zejnie Gashi.
Sijarina ndërkaq ende nuk ka rënë në duart e policisë.
Në arrati gjenden edhe Naim e Ahmet Berisha vëllezër, të kërkuar për vrasje të rëndë.