Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arratisjet nga burgjet, SHKK kritikohet për mungesë përgjegjësie

    11/08/2024 21:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas tre të arratisurve kohëve të fundit, kritika të njëpasnjëshme për mungesë përgjegjësie ka marrë Shërbimi Korrektues i Kosovës e Ministria e Drejtësisë.

    Gjersa kanë dhënë kritika për neglizhencë e mungesë përgjegjësie, njohës të fushës kanë propozuar që të rishikohet rregullorja e burgjeve e që Ministria e Drejtësisë, të analizojë sistemin aktual të funksionimit të tyre

    Janë vendqëndrimet e atyre që kanë kryer vepra të rënda e megjithatë, grilat shpeshherë kanë rezultuar lehtë të kalueshme për ta.

    E nëse jo nga grilat, të burgosurit siç ishte L.XH disa ditë më parë kanë shfrytëzuar vendet ku po pranonin trajtim mjekësor siç është QKUK, për t’u arratisur me ç’rast u pezulluan dy zyrtarë.

    Pikërisht për këtë, kritika të njëpasnjëshme janë bërë ndaj ShKK-së e Ministrisë së Drejtësisë.

    Me raste të shpeshta të arratisjeve kohëve të fundit, njëri prej drejtueseve të dikurshëm të SHKK-së vlerëson se po tregohet mungesë përgjegjësie.

    “Është dasht së pari dikush të japë përgjegjësi, një zyrtar i lartë jo vetëm ata që e kanë ru e me shku në shpi të shkretit. Ka përgjegjësi morale dhe indirekte, ose me jep dorëheqje me shku në shtëpi ose ky trend të ndalet. Është komprimentim i shërbim, është komprementim i shtetit,” tha Sokol Zogaj, ish-drejtor i SHKK-së

    E ndikim në këto raste, sipas Zogajt po lë edhe rregullorja që sipas tij, defektet i ka të panumërta.

    “Në aspektin e sigurisë, mendoj që rregullorja duhet të ndryshohet. P.sh prej burgut të Dubravës që i transportojnë në Smrekonicë se kur i sjellin aty, njëqind oficier me ia lanë një të burgosuri, ai ik se aty nuk ka rrethojë. Ditën e natën është i lirë, në shtëpi mund të shkojë. Edhe në Dubravë, aty duhen ndryshime jo në këtë mënyrë, shtoi Zogaj.

    Mirëpo sipas njohësve të sigurisë, rol në arratisje po luan edhe neglizhenca e oficerëve të SHKK-së.

    “Është vet personi që arratiset e pastaj edhe punëtorët në shërbim të SHKK-së gardian, policë që nuk e kanë kryer punën siç duhet, është përgjegjësi individuale. Ministria e Drejtësisë duhet të analizohet situatën e si dhe ku ka çaluar sistemi që janë arratisur deri tani disa nga burgjet e Kosovës,” deklaroi Avni Islami, njohës i sigurisë.

    Deri më tani, sipas të dhënave që Ministria e Drejtësisë i ka dërguar televizionit Dukagjini, për këto arratisje janë ndërmarrë masa ndaj 8 zyrtarëve përgjegjës.

    “Në secilin rast të potencuar nga ana juaj, Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë zhvilluar hetime të brendshme administrative. Komisioni disiplinor për këto raste deri më tani ka mbajtur disa seanca dëgjimore dhe pas përfundimit të procesit do të njoftoheni me masat disiplinore të ndërmarra ndaj secilit zyrtar. Për informimin tuaj, për të tri rastet e potencuara janë pezulluar nga puna katër (4) zyrtarë korrektues, ndërsa në total në procedurë disiplinore për këto raste janë tetë,” thuhet nga Ministria e Drejtësisë.

    Para më shumë se një muaji, Faton Hajrizi i dënuar për një mori veprash penale arriti të arratisej nga burgu i Smrekonicës për të nëntën herë që nga paslufta kur ishte burgosur.

    Pas tij, nga burgu i Dubravës, iku edhe Ujkan Metaj.

    Artikuj të ngjashëm

    Falja e të burgosurve nga presidentja, ShKK dërgon 94 kërkesa

    Shërbimi Korrektues i Kosovës pranohet në rrjetin Evropian të Burgjeve

    Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës

    Të Fundit

    Çfarë po ndodh mes Loredanës dhe Jozit? – Një detaj ‘zhduk’ dashurinë e tyre nga sytë e publikut

    Kurti në Ditën e Evropës: Kosova meriton të jetë pjesë e BE-së, s’duhet të mbahet më nën masa ndëshkuese

    Palushi: Çmimi i energjisë na u rrit për 225%, por nuk e kemi ndërmend t’i rrisim çmimet e produkteve

    Djali i Thaçit i jep mbështetje Edi Ramës para zgjedhjeve të 11 majit

    Vizita e Trendafilovas me 13 maj, OVL-UÇK: Kjo është datë e zezë në historinë tonë – ofendim dhe provokim

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.