Kosova do të përballet sot me Burkina Fason në ndeshjen miqësore që do luhet në Fadil Vokrri me fillim nga ora 18:00.
“Dardanët” do të luajnë për herë të parë nën urdhërat e selektorit të ri të Kosovës, Alain Giresse.
Giresse gjatë konferencës së tij të parë për shtyp u deklarua se nuk ka ende një formacion bazë dhe se këto dy ndeshje miqësore ndaj Burkina Faso dhe Zvicrës do ta ndihmojnë atë të ketë një pasqyrë më të qartë për ekipin.
Në raportimet e fundit bëhet e ditur se Muric mund të mos startojë sot. Në vend të tij ndeshjen nga minuta e parë pritet ta nisë Samir Ujkani.