Politikanit serb Aleksandër Arsenijeviq deklaroi sot se është gati të merret në pyetje nga Prokuroria ose Policia e Kosovës në praninë e avokatit të tij në formën online, transmeton Demos.
Ai shtoi se ministri Sveçla me deklaratën e tij po i shto më shumë benzinë zjarrit.
Ndryshe Policia e Kosovës është në kërkim të politikanit serb Aleksandër Arsenijeviq nën dyshimin për armatimin e gjetur në Zveçan.
Teksa, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se politikani serb Aleksandar Arsenijeviq duhet të dorëzohet dhe të përgjigjet para ligjit.