Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Armëpushimi po zbatohet, i dërguari i Trumpit thotë se bisedimet për paqe me Iranin janë “premtuese”

    25/06/2025 09:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Armëpushimi i ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mes Iranit dhe Izraelit, është duke u zbatuar të mërkurën, një ditë pasi të dyja vendet treguan shenja se lufta ajrore ka përfunduar, të paktën tani për tani.

    Të dyja palët shpallën fitoren të martën pas 12 ditëve luftë, në të cilën SHBA-ja ndërhyri duke kryer bombardime në mbështetje të Izraelit për t’i shkatërruar objektet e Iranit për pasurimin e uraniumit.

    I dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha të martën vonë se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë “premtuese” dhe se Uashingtoni mban shpresë për një marrëveshje për paqe afatgjatë.

    “Ne tashmë po flasim me njëri-tjetrin, jo vetëm drejtpërdrejt por edhe përmes ndërmjetësve. Mendoj se bisedimet janë premtuese. Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje për paqe afatgjatë që do ta ringjallë Iranin”, tha Witkoff në një intervistë për Fox News.

    “Tani na mbetet të ulemi me iranianët dhe të arrijmë një marrëveshje për paqe gjithëpërfshirëse, dhe jam shumë i bindur se do ta arrijmë këtë”, shtoi ai.

    Trump tha gjatë fundjavës se bombarduesit amerikanë kishin “shkatërruar plotësisht” programin e Iranit për zhvillimin e armëve bërthamore. Irani pohon se veprimtaria e tij për pasurimin e uraniumit ka qëllime paqësore.

    Por, pretendimi i Trumpit është kundërshtuar nga një raport fillestar i një prej agjencive të inteligjencës së administratës së tij, sipas mediave amerikane.

    Vlerësimi fillestar i inteligjencës gjeti se bombardimet e fundjavës nuk arritën t’i shkatërrojnë centralet bërthamore të Iranit, të ndërtuara nën tokë, raportuan Neë York Times, Washington Post dhe CNN, duke cituar zyrtarë të njoftuar me raportin e inteligjencës ushtarake nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së Pentagonit (DIA).

    Shtëpia e Bardhë e quajti vlerësimin e inteligjencës “krejtësisht të gabuar”.

    Por, raporti i DIA-s tha se vetëm hyrjet e objektit thellësisht nëntokësor në Fordo u shkatërruan, ndërsa strukturat nën tokë mbetën të paprekura, sipas mediave amerikane.

    Administrata e Trumpit i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën se sulmet e fundjavës kishin “dëmtuar” programin bërthamor të Iranit, por jo deri në nivelin e pohuar nga Trumpi se objektet ishin “shkatërruar plotësisht”.

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se sulmi ka eliminuar kërcënimin bërthamor ndaj Izraelit dhe se ai është i vendosur ta pengojë çdo përpjekje të Teheranit për ta ringjallur programin e tij të armëve.

    Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi i tij e ka përfunduar me sukses luftën, duke e quajtur atë “fitore të madhe”, sipas mediave iraniane.

    Pezeshkian i tha gjithashtu princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, se Teherani është i gatshëm t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me SHBA-në, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA.

    Izraeli e nisi luftën e papritur ajrore më 13 qershor, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane dhe duke vrarë komandantë të lartë ushtarakë në goditjen më të rëndë ndaj republikës islamike që nga lufta e viteve ‘80 me Irakun.

    Irani, i cili e mohon se bën përpjekje për ndërtimin e armëve bërthamore, u kundërpërgjigj me breshëri raketash mbi objektet ushtarake dhe qytetet izraelite.

    Autoritetet iraniane thanë se 610 njerëz u vranë në vendin e tyre nga sulmet izraelite dhe 4.746 u plagosën.

    Bombardimet hakmarrëse nga Irani vranë 28 njerëz në Izrael./REL

    Artikuj të ngjashëm

    Rubio: Irani është shumë larg armës bërthamore pas sulmeve amerikane

    Rama ndan foton familjare të darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s

    Flet qytetari nga Skenderaj që e shpëtoi 4-vjeçarin nga një aksident i mundshëm: Jam shumë i lumtur

    Të Fundit

    Rubio: Irani është shumë larg armës bërthamore pas sulmeve amerikane

    Armëpushimi po zbatohet, i dërguari i Trumpit thotë se bisedimet për paqe me Iranin janë “premtuese”

    Rama ndan foton familjare të darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s

    Flet qytetari nga Skenderaj që e shpëtoi 4-vjeçarin nga një aksident i mundshëm: Jam shumë i lumtur

    Aksidenti në Suharekë, disa persona të lënduar lehtë – detaje nga Policia

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.