Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Armenia del jashtë orbitës së Putin, Pashinyan thotë se Moska nuk reagoi kur vendin e tij e sulmoi Azerbejxhani

    23/02/2024 16:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Armenia ka ngrirë pjesëmarrjen e saj në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), tha kryeministri Nikol Pashinyan.

    Pas më shumë se dy dekadash si pjesë e një aleance ushtarake të udhëhequr nga Moska, Armenia e ka pezulluar anëtarësimin e saj si rezultat i një përçarjeje në rritje me Rusinë e Vladimir Putinit.

    Duke folur për France 24 të premten, kryeministri armen, Nikol Pashinyan tha se Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një klub i vendeve ish-sovjetike, “nuk i ka përmbushur detyrimet e saj të sigurisë ndaj Armenisë”.

    “Kjo nuk mund të kishte kaluar pa pasoja. Dhe pasoja është se në praktikë ne e kemi ngrirë pjesëmarrjen tonë në CSTO,” tha Pashinyan. Ai  akuzoi Moskën për dështimin për të ndërhyrë në një konflikt që po ziente me Azerbajxhanin fqinj, i cili nuk është anëtar i kësaj aleance.

    Tensionet kulmuan në shtator kur Azerbajxhani nisi një ofensivë për të rimarrë rajonin separatist të Nagorno-Karabakut të mbështetur nga Jerevani, duke shkaktuar një eksod të 100,000 armenëve nga aty. Moska kishte vendosur një forcë paqeruajtëse në rajon që braktisi pozicionet e saj përpara sulmit.

    Ditë më parë, Pashinyan tha për POLITICO se misioni i Moskës kishte dështuar dhe “si rezultat i ngjarjeve në Ukrainë, aftësitë e Rusisë kanë ndryshuar”, duke e bërë atë më pak të gatshme ose më pak të aftë për të mbrojtur partnerët e saj. Armenia, shtoi ai, tani po punon me BE-në dhe SHBA-në për të kryer një sërë reformash demokratike dhe për të forcuar demokracinë e saj.

    Komentet e fundit të kryeministrit vijnë ndërsa ministri francez i Forcave të Armatosura Sébastien Lecornu viziton Armeninë të premten për të njoftuar një paketë marrëveshjesh të reja armësh që pritet të përfshijnë pajisje radari dhe syze për shikim natën.

    Por, pavarësisht se pret një mision kufitar të BE-së, Armenia ka mijëra trupa ruse të stacionuara në vend dhe kufijtë e saj kontrollohen nga forcat e sigurisë të Moskës. Ndërsa Pashinyan ka lënë të kuptohet më parë se ato marrëveshje me Rusinë mund të përfundojnë, ai paralajmëroi “ky është një kuadër krejtësisht i ndryshëm ligjor-kontraktor” për anëtarësimin e Armenisë në CSTO.

    Duke iu përgjigjur deklaratës të premten, sekretari i shtypit i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Armenia nuk kishte paraqitur asnjë njoftim zyrtar për vendimin. “Është shumë e rëndësishme të kuptosh detajet këtu,” vazhdoi ai, “dhe shpresojmë se miqtë tanë armenë do të na shpjegojnë gjithçka.”

    Artikuj të ngjashëm

    Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë

    Kremlini njofton për telefonatën Putin-Vuçiq: U përmend edhe lufta në Ukrainë

    Putini do të kryesojë takimin për parandalimin bërthamor, thotë Kremlini

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.