Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Armë zjarri dhe mijëra municione luftarake, krejt çfarë gjeti Policia në banesën e Ervis Martinajt

    26/12/2022 16:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Armë me selenciator, predha, fishekë dhe uniforma policie janë gjetur në banesën e të shumë kërkuarit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij, gjatë kontrolleve të ushtruara nga Forcat speciale RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë mëngjesin e kësaj të hëne në Fushë Kuqe të Kurbinit.

    Përmes një njoftimi për shtyp policia bën me dije se gjatë kontrolleve në 3 banesa, në një prej tyre u gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

    Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare. Provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

    Siç bën me dije policia kontrollet, u zhvilluan në kuadër të hetimeve në funksion të dy procedimeve penale “Plumbi i artë” dhe “Rrëmbim personi”.

    Artikuj të ngjashëm

    “O Xux, a je mirë” – Banori i Big Brother shihet në vendin e ngjarjes ku ndodhi plagosja e dyfishtë, dalin detaje të reja

    Publikoi video duke shtënë me armë, arrestohet deçanasi

    Policia e Kosovës ndan mirënjohje për personelin mjekësor

    Të Fundit

    Osmani flet me kryediplomatin e Tanzanisë për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane

    Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

    Spiropali merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Prishtinë

    Arabia Saudite ndalon mbi 269 myslimanë “pa leje për haxh” që të hyjnë në Mekë

    Nëna e Ledrit flet për herë të parë për ndarjen e tij nga Sara

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.