Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Armand Duka zgjedhet zëvendës president i UEFA-s

    26/09/2023 15:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp


    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, shkruan GazetaDemos.


    Lajmi u bë i ditur nga FShF përmes një postimi në :”Facebook” ku sipas tyre lajmi i sotëm është pa diskutim një arritje e madhe jo vetëm për futbollin shqiptar, por për të gjithë Shqipërinë


    Njoftimi i FShF-së

    “Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.

    Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit europian. Një vendim që vjen natyrshëm duke parë kontributin e madh ndër vite të Presidentit të FSHF-së dhe eksperiencën e tij të vyer në menaxhimin e futbollit tashmë edhe në Europë.

    Një tjetër votëbesim i rëndësishëm për numrin 1 të futbollit shqiptar, që pak muaj më parë u zgjodh për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua në Lisbonë, Portugali.

    Në këto zgjedhje Presidenti Duka arriti një rekord teksa u rendit në vendin e parë në bazë të votave, si më i votuari, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane.

    Lajmi i sotëm është pa diskutim një arritje e madhe jo vetëm për futbollin shqiptar, por për të gjithë Shqipërinë”

    Artikuj të ngjashëm

    Zyrtare: Ndeshja Serbi–Shqipëri do të luhet në Beograd

    Arena Kombëtare nën masa të rrepta – ja çfarë duhet të dini para ndeshjes Shqipëri–Serbi 

    ​Sfida Shqipëri-Serbi, 1 500 forca policie të angazhuara për ruajtjen e sigurisë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.