Arkeologët zbulojnë dëshmi të greqishtes në Pompei të Italisë (FOTO)

Arkeologët në Pompei, qytetin e lashtë italian, kanë zbuluar një skelet të ruajtur mirë, gjatë gërmimeve të një varri, i cili gjithashtu hodhi dritë mbi jetën kulturore të qytetit, para se të shkatërrohej nga një shpërthim vullkanik në vitin 79 pas Krishtit.

Një kafkë që mban tufa të bardha flokësh dhe një pjesë të veshit, si dhe eshtra dhe fragmente pëlhure, u gjetën në nekropolin e Porta Sarno, një zonë që ende nuk është hapur për publikun, e cila ndodhet në lindje të qytetit Pompei, transmeton Klankosova.tv

Një mbishkrim i varrit dërgon në atë që pronari i tij, një skllav i quajtur, Marcus Venerius Secundio, ndihmoi në organizimin e intepretimeve në greqisht në Pompei.

Ekspertët thanë se ishte konfirmimi i parë që greqishtja, gjuha e kulturës në Mesdhe, ishte përdorur krahas latinishtes.

“Se interpretimet në greqisht u organizuan, është dëshmi e klimës së gjallë dhe të hapur kulturore që karakterizoi Pompein e lashtë”, ka thënë drejtori i Parkut Arkeologjik të Pompeit, Gabriel Zuchtriegel.

Shpërthimi i vullkanit në Vesuvius në vitin 79 pas Krishtit, shkatërroi Pompein, ndërkaq gërmimet ndër vite kanë dhënë zbulime të jashtëzakonshme të varreve, qerreve dhe shtëpive me afreske të shkëlqyera.

Reklama