Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arjeta Sadiku u zgjodh zëvendëskryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

    22/02/2024 12:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 321-të të mbajtur të enjten, ka zgjedhur gjyqtaren Arjeta Sadiku, zëvendëskryesuese të Këshillit.

    Deri tani, këtë pozitë e ka ushtruar anëtari i Këshillit, gjyqtari Qerim Ademaj, të cilit i ka përfunduar mandati në pozitën e zëvendëskryesuesit.

    Anëtarja Sadiku u zgjodh në këtë pozitë me 11 vota për dhe 1 abstenim.

    Pas votimit, u bë pranim-dorëzimi simbolik i detyrës, ku Ademaj i falënderoi anëtarët e Këshillit dhe i uroi Sadikut suksese në pozitën e re.

    Ndryshe, gjyqtarja nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Arjeta Sadiku është zgjedhur anëtare në KGJK-së, nga radhët e Gjykatave Themelore më 21 qershor 2021.

    Me 129 vota për, gjyqtarja Sadiku kishte fituar në garën për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të KGJK-së.

    Kujtojmë, që në takimin e 319-të të KGJK-së të mbajtur më 25 janar 2024, Këshilli kishte shpallur thirrjen për kandidaturat për zgjedhjen e zëvendëskryesusit të ri të KGJK-së.

    Ndryshe, anëtarja Sadiku është gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative. Mandati i saj si gjyqtare në këtë Gjykatën, pezullohet sipas ligjit. /BetimipërDrejtësi

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.