Analisti Avni Arifi beson që Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman, sepse sipas tij, dëmet me të vërtetë janë të jashtëzakonshme.
“Ato shihen nga vet tërësia e Procesit të Berlinit, mirëpo Kosova po e merr një pozicion diplomatik që do ta vështirësojë çdo aktivitet të Kosovës, çdo formë të lobimit të Kosovës, sepse ne do të marrim me të drejtë apo pa të drejtë nofkën e fajtorit për ngecjen e procesit dhe kjo nuk përkufizohet vetëm me Procesin e Berlinit”, deklaroi ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova.