Lajme
Arifi për Kurtin: Veteran i rrejshëm, i arrestuar në banesë duke këqyrë Deutsche Welle’n

“Luftëtar të rrejshëm”, e quajti ish-diplomati, Avni Arifi, deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Për kohën e burgosjes së Kurtit në vitin 1999 nga policia serbe pasi kishte dhënë dorëheqje nga zyra e Adem Demaçit, Arifi tha se është arrestuar “duke këqyr Deutsche Welle-n”.
”Ai ka mund të jetë pjesëmarrës, ka mund me qenë i internuar sepse ka qenë në zyrën e Adem Demaçit dhe kontribut sikur Kurti kanë dhënë shumë mirëpo komandant? – ai m’flet për lista të rrejshme, kur vet ka qenë veteran i rrejshëm?!”, tha Arifi në Rubikn.
”Ai është veteran i rrejshëm, luftëtar. Është burgos duke e kqyr Deutsche Welle-n n’banesë”.