Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Arifi: Çdo variant i zgjedhjeve do të përfundojë me krizë qeveritare

    30/07/2024 08:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njohësi i çështjeve politike, Avni Arifi, thotë se çdo variant i zgjedhjeve do të rezultojë me krizë qeveritare.

    Sipas tij, kjo do të ndodhë për faktin që çdo partneritet me kryeministrin Albin Kurti është i pamundur.

    Madje thotë se edhe nëse ndonjëra nga subjektet politike po të pranojnë të bashkëqeverisin me VV-në, sërish pas tre muaj do të prodhojë krizë qeveritare.

    “Unë besoj që në çdo variant ne mund lehtë që të përfundojmë në krizë qeveritare. Nëse sondazhet dalin të tilla që VV-ja e fiton zgjedhjet, por jo edhe shumicën parlamentare, atëherë çdo koalicion me VV-në është e pamundur. Sepse, çdo lloj partneriteti është dëshmuar që me Kurtin është i pamundur. Një parti politike mundet me bashkëpunua me Kurtin dhe partinë e tij, vetëm në qoftë se ‘shkrihet’ në partinë e tij. E as PDK, LDK, e AAK nuk besoj që janë të ndërtuara në atë mënyrë që të ‘shkrihen’ apo t’i nënshtrohen VV-së”, deklaroi ai në Tëvë1.

    Arifi thotë se në narrativen e kryeministrit Albin Kurti fjala partnerit nuk ekziston si në raport me bashkësinë ndërkombëtare, sindikatat e sidomos me partitë politike.

    “Do të ketë kriza vazhdimisht… edhe për krijimin e qeverisë shoh probleme… por, mund të ketë edhe befasi, sepse ndonjëra nga partitë që nuk kanë pranuar mund të pranojë që bashkëqeveris. Por, edhe nëse ndodh kjo, prapë pas tre muajsh ke krizë qeveritare”, deklaroi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    “Mos flliq në emër të babës Donikë”, Avni Arifi i reagon Gërvallës

    Arifi: Veprimi i Listës serbe është në harmoni me zyrtarët në Serbi

    Arifi: Kosova nuk ka asnjë rrugëdalje për Asociacionin

    Të Fundit

    Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, e falënderon për “forcimin e marrëdhënieve”

    Temperaturat deri 46°C – OBSH me paralajmërim të frikshëm: Shumë njerëz mund të vdesin nga i nxehti përvëlues në tri ditët e ardhshme në Europë

    BE-ja ndërron drejtues, asnjë lëvizje për Kosovën

    Kos paralajmëron nga janari i 2026-ës, roaming falas për Ballkanin

    Konfirmohet dënimi me 5 vjet burg për shkrimtarin franko-algjerian, Boualem Sansal

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.