Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se të hënen do të mbahet protestë në qytetin e Bujanocit.
Protesta do të filloj nga ora 12:00.
Sipas Sinanit, Shqiptarëve po vazhdojnë t’iu mohohen të drejtat elementare të njeriut.
“Prandaj, na duhet çdo formë që për synim ka senzibilizimin e çështjes tonë. Për pozitën tonë, si pakica më e shkelur, rrugës institucionale është koha t’ia bashkangjesim edhe ngritjen e zërit në rrugë. Përmes PROTESTËS. Të gjithë bashkë, pa dallim. Si shqiptarë të diskriminuar. Takohemi më 12 gusht, ditë e hënë, me fillim nga ora 12:00, në Sheshin e Bujanocit”, ka shkruar Sinani.