Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka qëndruar në Llapushnik, ku mori mbështetje nga simpatizantë të kësaj partie atje, shkruan Gazeta Demos.
Kastrati Llapushnikun e ka quajtur Kullë Vrojtuese të UÇK-së.
Në fjalimin e tij para qytetarëve, Kastrati ka thënë se ky shtet është ndërtuar në kohën e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
”Kur ka qenë mirë pra nëse s’paska qenë në këtë 20 vjeçar?
Në 20 vjeçarin e Millosheviçit apo në atë 20 vjeçarin e Jugosllavisë?
Nuk ka mundësi që ka qenë atëherë më mirë.
Cilat janë projektet e tua, duhet me shetit shumë mijëra kilometra nëpër Kosovë për me e gjetë një projekt 5 metra në fshatin e Saradranit?
Ec te shpija, ec te shpija ma shpejtë.
Nuk kemi nevojë fort me bo histori për Llapushnikun sepse Llapushniku ka qenë një nga vulat e UÇK-së, nuk kemi nevojë shumë me fol sepse ka qenë një nga kullat vrojtuese t[ UÇK-së në kuptimin që prej këtu e ka pa rrafshin e Kosovës e prej këtu e tutje u pa Shqipëria kështu që pa kalu prej këtu krej ushtarët e të gjitha zonave të UÇK-së e kanë pasur të pamundur, prandaj këtu prej të parit deri te i fundit kanë qenë veteranë, respekt i thellë për ju”, tha tutje Kastrati në fjalimin e tij.
Si përfundim ai ka thlnl se Kurti do të rrëzohet nga pushteti me 9 Shkurt!