Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Ardhja e VMRO-së në pushtet – për shqiptarët e Maqedonisë një ogur i keq!

    24/05/2024 18:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruar nga Xhevat Hasani

    Ne do të jemi çdo ditë e më shumë dëshmitar se ardhja e VMRO-së në pushtet, për shqiptarët në Maqedoni paraqet një ogur të keq. Kjo sepse VMRO-ja për qëllimet e saj të errëta, shumë shpejt do të përpiqet që t`ua vë kazmën tri marrëveshje ndërkombëtare të nënshkrura nga Maqedonia

    • Do të përpiqet tia vë kazmën Marrëveshjes së Prespës me Greqinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedoni të Veriut, gjë që mund ta detyroj Greqinë që ta çnjoh shtetin e Maqedonisë;
      2.Do të përpiqet t`ia vë kazmën Marrëveshjes me Bullgarinë për futjen në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë pakicën bullgare, duke e detyruar Bullgarinë që ajo me veton e saj ta pamundsoj integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe
    • Do të përpiqet tia vë kazmën Marrëveshjes së Ohrit të gushtit të vitit 2001, për rrgullimin e të drejtave të shqiptarëve në viset e tyre në Maqedoni, gjë mund të qoj në një konflikt të ri ndëretnik shqiptaro-maqedon, aq shumë të dëshiruar nga VMRO-ja, me qëllim të ndarjes së Maqednisë: në “Pjesen e Luanit” për tia bashkuar Bullgarisë, dhe në “Pjesen e Fakirit” për tia lënë si lëmoshë Shqipërisë. Se në çmasë VMRO-ja do tiu fryej veprimeve të tilla ogurzeza varet shumë nga sukseset ose mosukseset e Rusisë në pushtimin e Ukrainës. Nëse pushtimi rus i Ukrainës do të shënojë suksese të njëpasnjëshme, VMRO-ja në pushtet ka për për ti përshpejtuar veprimet e saj ogurzeza të përmendura më lart. Por nëse pushtimi rus i Ukrainës dita-ditës do të shënoj dështime, VMRO-ja veprimet e saj ogurzeza do ti ngadalësoj pa hequr dorë prej tyre. Çnjohja e shtetit të Maqedonisë nga Greqia, vetoja e Bullgarisë për mos hapjen e negociatave për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, dhe shkaktimi i konfliktit ndëretnik maqedono-shqiptar, paraqesin tri projektet e mëdha të VMRO-së, të cilat duke e lënë Maqedonin e Veriut si një oazë jashtë Bashkimit Europian, i japin dorë futjes së Maqedonisë nën ombrellen e Bullgari-Rusisë.
      Deklaratat e krerëve të VMRO-së se ata nuk bëjnë ndryshme kushtetuese sipas urdhërave të Bullgarisë, nuk janë asgjë tjetër veçse një mashtrim. Kjo sepse Bullgaria në marrëveshje me VMRO-në, ka kërkuar që në preambulen e Kushtetutes së Maqedonisë të futet pakica bullgare, kurse VMRO-ja në marrëveshje me Bullgarinë, nuk ka për ta ndryshuar Kushtetutën e Maqedonsië, duke e përmendur në preambulën e saj pakicën bullgare së paku për dy arsye:
      E para, për tu treguar ajo kësisoji si një parti patriotike maqedono-madhe, gjë që VMRO-së do ti siguronte vota, dhe e dyta, për ta lënë Maqedoninë jashtë proceseve integruese evropiane, gjë që do ti kontribonte futjes së Maqedonisë brenda ombrellës së Bullgari-Rusisë. Ka ardhur koha që dy blloqet politike shqiptare: BDI-ja në opozitë dhe VLEN-i në pushtet, të bëhen bashkë për tia ndalur VMRO-së turrin antishqiptar.

    Artikuj të ngjashëm

    “Kombi Kosovar” do të krijohet në Kosovë, atë ditë kur kafshët do të fillojnë me fol!

    Miti i Ibrahim Rugovës dhe i Adem Jasharit nuk krahasohen me mitin serb për Betejen e Kosovës dhe për Car Llazarin

    Si do t’ia ’’shfrynin’’ shqiptarët hundët dhe buzët Vuçiqit?

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.