LajmeZgjedhjet 2025

Arbër Tolaj kritikon ligjin për pensionistët: Janë diskriminuar, prioritet i imi është ndryshimi i këtij ligji

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj i cili mban numrin 5 në listë, ka folur së fundmi për prioritetet e tij në këtë legjislatur.

Tolaj ka treguar se në listë për të punuar menjëherë në drejtim për të mirën e tyre, janë pensionistët.

Për këtë kategori, ai tha se janë lënë në harresë të plotë nga shteti, teksa ritheksoi se të njëjtit janë diskriminuar nga ligji aktual për ta.

“Pensionistët janë kategoria më e ndjeshme e shoqërisë, e lënë në harresë të plotë nga shteti. Ligji aktual ka diskriminuar mijëra pensionistë që fatkeqësisht nuk arrijnë të marrin pensionet kontributdhënëse edhe pse kanë punuar edhe para luftës”, tha ai.

Me këtë rast, Tolaj tha se së bashku me partinë me të cilën garon, prioritet është ndryshimi i këtij ligji.

“Me mua si deputet dhe AAK-në, Ligji do të ndryshohet me prioritet dhe pensionistët do të marrin pensione meritore”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button