LajmeZgjedhjet 2025

Arbër Tolaj kritikon Ministrinë e Kulturës: S’i dha mbështetjen e merituar Teatrit Kombëtar, do të punojë në këtë drejtim

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj i cili mban numrin 5 në listë, ka kritikuar Ministrinë e Kulturës për mosmbështetje të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ai ka folur për vështirësitë në këtë institucion, duke thënë se të njëjtat e pengojnë zhvillimin e këtij institucioni.

“Teatri Kombëtar i Kosovës, institucioni më i lartë i artit skenik në vend, prej vitesh përballet me vështirësi të vazhdueshme që e pengojnë të zhvillohet si duhet.

Artistë tanë punojnë në ndërtesë të vjetër, me mungesë të hapësirave adekuate, mungesë buxheti, duke vepruar larg standardeve që i meriton”, tha Tolaj.

Ai ka potencuar se Ministria e Kulturës s’i ka dhënë mbështetjen e merituar këtij institucioni.

“Ministria e Kulturës dhe Qeveria nuk kanë dhënë mbështetjen që e meriton ky institucion, duke dështuar të kryejnë misionin dhe detyrën që u takon”, tha ai.

Tolaj me këtë rast premtoi se në cilësi të deputetit do të ngris zërin e tij për modernizim të objektit dhe mbështetje të vazhdueshme për trupen e aktorëve.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button