Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se janë tri rrugë për dalje nga bllokada aktuale institucionale ku gjendet Kosova që pas 9 shkurtit 2025.
Gashi ka thënë se opsioni i parë për dalje nga kjo bllokadë është që Kurti të arrijë ndonjë koalicion qeverisës, i dyti që ta krijojë një qeveri të pakicës meqë me çdo kusht po dëshiron të bëhet kryeministër, ose të shkohet në zgjedhje të reja.
I pyetur nga gazetarët nëse LDK e përkrah këtë opsionin e dytë për qeveri të pakicës me kryeministër Kurtin, Gashi ka thënë se personalisht e sheh si zgjidhje për dalje nga situata.
“Tjera opsione nuk ka. Unë po e shoh si zgjidhje të dalim nga kjo situatë. Duhet të dalim disi”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se nëse vendos LDK që të përkrah opsionin për qeveri të pakicës, atëherë edhe vetë do ta japë votën “për