Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka pritur në Shkup Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Fetai theksoi afërsinë dhe respektin ndaj homologut kosovar:
“Si vëllau për vëlla, e prita Kryeministrin Albin Kurti”, shkroi ai, duke e shoqëruar deklaratën me foto nga takimi.
Kujtojmë se Arben Fetai paraprakisht ka qenë pjesë e Vetëvendosjes ndërsa më pas u nda së bashku me grupën e PSD-së duke kritikuar ashpër politikat e Albin Kurtit, ndërsa si duket tani pasi që mori funksionin në Qeverinë e RMV-së si zv/kryeministër, përsëri është ofruar me ideatorin dhe mentorin e koalicionit VLEN (koalicioni shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut)
Ndërkaq samiti BE–Ballkani Perëndimor është mbledhur në Shkup për të diskutuar Planin e Rritjes dhe perspektivën evropiane të rajonit, me pjesëmarrjen e liderëve nga vendet e Ballkanit dhe përfaqësues të lartë të BE-së.