Sport

Arabia Saudite zyrtarizon trajnerin e ri, një grek në krye të kombëtares

Arabia Saudite ka zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili do ta drejtoj kombëtaren në Kupën e Botës.

Tekniku grek, Giorgos Donis ka marrë drejtimin teknik të kombëtares, duke ardhur si zëvendësues i Herve Renard

Ai ka nënshkruar kontartë deri në korrik të vitit 2027.

Donis ka drejtuar disa klube në karrierën e tij, si AEK Athina e PAOK, derisa ka një përvojë të gjatë edhe në kampionatin arab të futbollit.

Ai ka drejtuar klubet Al-Hilal dhe Al-Fateh, dhe së fundi me klubin Al-Khaleej, e kjo e ndihmon të përshtatet shpejt me fazën e ardhshme.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Donis ka arritur disa suksese, ndër më të rëndësishmet: titulli i ligës (2013–2014), Kupa e Kurorës së Princit (2013–2014), Kupa e Mbretit (2015), Kupa e Princit të Kurorës (2015–2016), si dhe Superkupa Saudite (2015).

— اليوناني جورجيوس دونيس مدربًا للمنتخب الوطني ✍⬇ pic.twitter.com/HDnK3ziOaK— المنتخب السعودي (@SaudiNT) April 23, 2026

Back to top button