Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor .
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka njoftuar se deri më tani janë aprovuar mbi 33 mijë kërkesa për regjistrim.
“Në bazë të të dhënave, deri më 12 dhjetor, në orën 21:30, pas aplikimit përmes platformës elektronike (http://diaspora.kqz-ks.org) janë aprovuar 33,635 kërkesa për regjistrim, ndërsa 2,100 janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”
“Nga 33,635 aplikime të aprovuara, 8,655 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike 5,330 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 19,650 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, tha ai.
mes tjerash, Elezi theksoi se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues.
“Kjo do të thotë se nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar”, shtoi ai