Teknologji

Apple prezanton iPhone Air, telefonin më të hollë ndonjëherë – mban baterinë gjithë ditën

Përveç Iphone 17, Apple ka prezantuar sot edhe “Iphone Air”, versionin e ri dhe më të hollë të iPhone-it, të cilin e përshkroi si “aq i hollë dhe i lehtë, sa duket sikur zhduket në duart tuaja,” tha John Ternus, Zëvendës President i Lartë për Inxhinierinë e Pajisjeve, shkruan CNN.

I quajtur iPhone Air, ai është ndërtuar nga titan i përdorur në anijet kozmike dhe ka një ekran me mbrojtje qeramike (ceramic shield), që Apple e cilësoi si më të qëndrueshmin ndonjëherë.

iPhone Air, modeli më i hollë i iPhone-it ndonjëherë, vjen me një ekran 6.5 inç, që qëndron gjithmonë i ndezur (always-on display), dhe me skaje prej vetëm 5.6 milimetrash. Ai është ndërtuar me 80% titan të ricikluar, përqindja më e lartë ndonjëherë e materialeve të ricikluara në një iPhone, sipas Apple.

iPhone Air do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra: e zezë hapësinore (space black), e bardhë re (cloud white), ar i lehtë (light gold) dhe blu qielli (sky blue). Pajisja do të ketë një kamerë të pasme dhe një kamerë të përparme.

Ky model përfshin çip të prodhuar nga vetë Apple, i cili sjell fuqi më të madhe për funksionalitetet me inteligjencë artificiale — një drejtues i Apple e përshkroi atë si “fuqi kompjuterike në nivelin e MacBook Pro, brenda një iPhone-i” — dhe përmirësim të lidhjes pa tela.

iPhone Air do të përdorë vetëm karta e-sim në të gjithë botën, për të mundësuar dizajnin e tij ultra të hollë. Gjithashtu, Apple tha se do të ketë bateri që zgjat gjithë ditën, edhe pse ende nuk është sqaruar se sa orë përfshin kjo.

Back to top button