Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Apeli ia vërteton dënimin Ekrem Bajroviqit, ndonëse mbrojtja e tij u ankua për aktgjykimin e Themelores

    02/07/2025 19:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të Ekrem Bajroviq, i cili është i dënuar me 12 vite burim për krime lufte ndaj popullatës civile.

    Në njoftimin e lëshuar për media Apeli ka theksuar se Gjykata Themelore e Prishtinës për rastin në fjalë nuk ka bërë asnjë shkelje siç ka pretenduar mbrojtja e Bajroviqit në ankesën e saj.

    Të njëjtit i është vërtetuar dënimi nga Apeli, pra duke u vërtetuar aktgjykimi i Themelores i marrë më 19 korrik të vitit 2024.

    “Gjykata e Apelit, pas analizimit të aktgjykimit të ankimuar, së bashku me shkresat e lëndës, ka vlerësuar pretendimet ankimore dhe ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 të KPPRK, për të cilat shkelje përkujdeset edhe sipas detyrës zyrtare, për faktin se dispozitivi është i qartë dhe i kuptueshëm ndërsa në arsyetim janë dhënë arsyet e plota dhe të qarta për faktet vendimtare, andaj aktgjykimi i ankimuar nuk përmban asnjë shkelje tjetër të cilat do ta kushtëzonin anulimin e detyrueshëm të tij e as që është shkelur ligji penal në dëm të akuzuarit siç pretendon mbrojtja në ankesë”, thekson Gjykata e Apelit.

    “Sa u përket pretendimeve ankimore lidhur me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, kolegji gjykues ka vlerësuar se në mënyrë të plotë dhe të drejtë është vërtetuar gjendja faktike, ngase të gjitha faktet, rrethanat e rëndësishme dhe vendimtare në këtë çështje penale janë vërtetuar në përputhje me provat e administrua nga gjykata e shkallës së parë gjatë shqyrtimit gjyqësor, nga të cilat është vërtetuar se i akuzuari E.B. në mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e aktgjykimit të ankimuar, e ka kryer veprën penale të lartcekur për të cilën është shpallur fajtor”, shtoi Apeli.

    Në aktgjykimin e Themelores në Prishtinë, Bajroviqit i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 19.10.2022 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me këtë aktgjykim.

    Sipas Gjykatës, i akuzuari ishte i detyruar që t’i paguajë shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumë prej treqind (300) euro si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej njëqind (100) euro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi

    Artikuj të ngjashëm

    Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Dushko Arsiqit, i akuzuar për krime lufte

    Apeli vërteton dënimin me të cilin dy të akuzuarit në rastin “Subvencionet 4” u dënuan me 3 vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë

    Gjashtë gjyqtarë avancohen në Gjykatën e Apelit

    Të Fundit

    Zjarri shpërthen në një deponi ilegale të mbeturinave në Shkabaj

    Dëm prej 9 mijë eurosh nga dy vjedhje në Pejë, policia kap me sukses të dyshuarit

    Haradinaj: As Dimali, as Albini e as Donika nuk mundet me kthy Jugosllavinë

    SBASHK paralajmëron: Në mungesë të dialogut, greva e pashmangshme

    “Nuk do të heqim dorë nga gëzimet e jetës..”, me lot në sy Shukri Buja rikujton letrën që ia shkroi bashkëshortes nga burgu

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.