Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Apel Urgjent për Ndihmë: Ish-ushtarja e UÇK-së  Shqipe Krasniqi ka nevojë për ndihmën tuaj

    02/06/2025 20:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) – Dega në Malishevë, bashkë me nëndegët e saj në fshatra, bëjnë thirrje urgjente për ndihmë për jetën e Shqipes Krasniqi, njëra nga luftëtaret e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Shqipe Krasniqi po përballet me një sëmundje të rëndë dhe ka nevojë për një operacion jetik në Itali, por nuk ka mundësi financiare për ta përballuar këtë shpenzim. Ajo ka sakrifikuar shumë për lirinë e Kosovës dhe tani është radha jonë që t’i kthejmë borxhin duke mbështetur motrën tonë në nevojë.

    OVL-UÇK në Malishevë bën apel te të gjithë bashkëluftëtarët, qytetarët e Malishevës dhe më gjerë, si dhe njerëzit me zemër të madhe që të kontribuojnë sipas mundësive të tyre. Çdo ndihmë, pavarësisht madhësisë, është një shpresë më shumë për Shqipen.

    Njoftimi i plotë:

    KËRKESË URGJENTE PËR NDIHMË – TË SHPËTOJMË JETËN E MOTRËS SË LUFTËS, SHQIPE KRASNIQI

    Të nderuar bashkëluftëtarë,

    Të nderuar qytetarë të Malishevës e më gjerë,

    Të gjithë ju njerëz të vullnetit të mirë e zemrës së madhe,

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Malishevë, së bashku me nëndegët nëpër fshatra, ju drejtohet me këtë thirrje të sinqertë dhe URGJENTE për ndihmë.

    Motra jonë, Shqipja e luftës – Shqipe Krasniqi – njëra ndër luftëtaret e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot ka nevojë për luftën tonë të përbashkët, për jetën e saj. Shqipja përballon një sëmundje të rëndë dhe ka nevojë të menjëhershme për një operacion jetik në Itali, të cilin nuk mund ta përballojë financiarisht pa ndihmën tonë.

    Shqipja nuk ka luftuar vetëm për familjen e saj, por për të gjithë ne, për këtë tokë dhe për lirinë që sot e gëzojmë. Sot është radha jonë ta ndihmojmë atë – si motër, si shoqe, si heroina e heshtur e luftës sonë të shenjtë.

    Apelojmë me gjithë zemër te çdo bashkëluftëtar, te çdo qytetar i ndërgjegjshëm, te çdo zemër e madhe që të kontribuoni sipas mundësive tuaja. Edhe një shumë e vogël, është një hap më afër shpëtimit të jetës së saj.

    Mos ta lëmë vetëm Shqipen në këtë betejë! Le të tregojmë se jemi popull me zemër të madhe, që nuk i harron kurrë bijtë dhe bijat e saj që sakrifikuan për liri!

    Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë, ndihmat mund të bëhen në këtë llogari bankare:

    Emri: Shqipe Krasniqi

    Banka: Raiffeisen Bank Kosovo

    IBAN: XK051502001001905122

    SWIFT code: RBKOXKPR

    Gjithashtu, për informata dhe koordinim mund të drejtoheni te kryetarët e nëndegëve të OVL-së në fshatrat përkatëse.

    Zoti ju shpërbleftë për çdo ndihmë, për çdo lutje, për çdo solidaritet.

    Jetën e një motre nuk e lëmë në dorë të fatit – ne jemi këtu për të luftuar bashkë!

    Artikuj të ngjashëm

    Raportohet se ish- krerët e UÇK’së në Hagë kanë refuzuar vizitën e Avokatit të Popullit të Gjykatës Speciale

    Qeriqi: Aktakuza kundër UÇK-së është e përgatitur në Serbi – kjo është një gjykatë me ngjyrime politike

    Avokati Çerkini: Janë plotësuar kushtet për lirimin me kusht të Thaçit e të tjerëve

    Të Fundit

    Arifi: Partitë ish-opozitare po qesin fall, po e presin rënien e Kurti

    Për katër muaj u regjistruan mbi 4 mijë ndërmarrje të reja, por ja sa u shuan brenda një muaji

    Ushtarakja drenicase Lirjona Bajraktari e shkolluar në Angli tani shërben në FSK

    Balje: Kurti më ofroi postin e ministres, pastaj s’më thirrën më – tani nuk e pranoj ofertën

    Mbyllet në “paqe” pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Portugalisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.