Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Anulimi i vizitave në mes Kosovës e Serbisë vlerësohen lojëra politike

    26/12/2024 20:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kosova i është kundërpërgjigjur shpejt Serbisë pasi ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ia refuzoi vizitën në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

    Të mërkurën, kur njoftoi për rastin e Sveçlës, Ministria kosovare e Punëve të Jashtme ia refuzoi kërkesën për vizitë ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiq.

    Kosova e akuzoi Serbinë për shkelje të marrëveshjes së Brukselit për vizitat zyrtare, derisa të njëjtën gjë e bëri edhe pala serbe.

    Këto veprime po i duken lojëra politike profesorit universitar, Milazim Krasniqi.

    “Nuk arrij t’i kuptoj arsyet e vizitës së ministrit për të vizituar Luginen e Preshevës siç nuk e kam të qartë se çka mund të kërkojë ministri i Brendshëm. Këto janë thjesht lojëra politike që bëhet për provokim të njëri tjetrit e për rejtingun politik ndërsa, çështje të tilla do duhej të akorodoheshin paraprakisht dhe jo të bëheshin pjesë e presioneve mbi opinionin publik”, ka thënë Krasniqi.

    Por ndonëse marrëveshja po shkelet, për Krasniqin fajtor është vet Brukseli.

    “Brutaliteti me të cilin shkelet Marrëveshja e Brukselit në mënyrë të dyanshme është lapidare tashmë dhe kjo tregon mungesën e vullnetit të Brukselit për të shtyrë përpara procesin e negociatave dhe marrëveshjeve ashtu që është lejuar kjo lojë e qeverive të Kosovës e Beogradit. Tash është bërë e zakonshme por po provokon në instancë të fundit, farën e një keqkuptimi ose ndonjë konflikti në të ardhmen”, ka shtuar Krasniqi.

    Megjithatë, për ish-diplomatin Blerim Canaj, veprimet e palëve nuk përbëjnë habi.

    “Nuk është diçka e re, s’është diçka që nuk ka ndodhur. Për shembull në Kosovë janë ndaluar politikanët serb për shkak të gjuhës që kanë përdorur përherë pas takimeve me pakicën serbe këtu por çka po vërehet është se përkundur përpjekjeve të Bashkësisë Kombëtare për një moralizim raportesh, vet refuzimi i vizitave tregon që s’ka të reja. Se a do të ketë pasoja, është e vështirë të thuhet sepse shtetet veprojnë si të pavarura dhe të dyjat kanë një “win-win”. Jemi në fushatë zgjedhore dhe në sendimentin nacional, ia ndihmon subjektit”, ka thënë Canaj. /Dukagjini/

    Artikuj të ngjashëm

    Rihapet rruga në pikën Kufitare Merdarë

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Shtohen kolonat, deri në gjashtë orë pritje në Merdarë

    Të Fundit

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Qytetari bën thirrjen publike për vajzën që iu mbulua

    Digjen rreth 2 hektarë grur në fshatin Drenoc të Malishevës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.