Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Antidroga në aksion: Sekuestrohet rreth 1 kg heroinë e kokainë në rajonin e Prishtinës – 5 të arrestuar

    25/06/2025 11:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës ka zhvilluar aksion policor në rajonin e Prishtinës, të koduar si ‘Driver’ që rezultoi me pesë të arrestuar dhe sekuestrimin e rreth 1 kg.

    Fillimisht, Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve (SQHN) në Prishtinë, ka kapur dy persona të dyshuar për përfshirje ne veprimtari të kundërligjshme të shitblerjes së substancave narkotike.

    Policia ka realizuar bastisje në tri lokacione, një në fshatin Dumosh të Podujevës, në Podujevë dhe një në Prishtinë, ku janë sekuestruar:

    – 810.5 gr substance e dyshuar e llojit heroinë,

    – 137 gr substance e dyshuar e llojit kokainë,

    – 9 gr substance e dyshuar e llojit marihuanë,

    – një peshore,

    – dy vetura,

    – dy telefona mobil,

    – para te gatshme 895 euro dhe 50 frang zvicerane

    Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

    Po ashtu, njësitë relevante policore kanë realizuar edhe një operacion ku kanë arrestuar tre të dyshuar për veprën e njëjtë, me ç’rast janë sekuestruar:

    – 12.1 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë,

    – një peshore për matjen e substancave narkotike,

    – katër telefona mobil,

    – para të gatshme 190 euro.

    Prokurori i Shtetit ka urdhëruar edhe ndaj dy të tjerëve masën e ndalimit policor, ndërsa i treti është liruar. 

    Artikuj të ngjashëm

    Paralajmëron Demolli: Do të vijmë çdo të dytën ditë, njëjtë si deputetët

    Haradinaj për aksionin para Kuvendit: Shoqëria Civile po na kujton detyrën tonë

    Adriana Matoshi provon të ironizojë me Opozitën: “Veç po iu shkon fenerimi huç”

    Të Fundit

    Paralajmëron Demolli: Do të vijmë çdo të dytën ditë, njëjtë si deputetët

    Haradinaj për aksionin para Kuvendit: Shoqëria Civile po na kujton detyrën tonë

    Adriana Matoshi provon të ironizojë me Opozitën: “Veç po iu shkon fenerimi huç”

    Antidroga në aksion: Sekuestrohet rreth 1 kg heroinë e kokainë në rajonin e Prishtinës – 5 të arrestuar

    Sekretari Amerikan i Shtetit: Në Iran kemi hedhur 12 bombat më të fuqishme në planet

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.