Në orët e mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka ndërmmarrë një aksion antidrogë në rajonin e Prizrenit, ku deri më tash nën pranga kanë përfunduar katër të dyshuar, kurse cak i policisë kanë qenë katër lokacione.
Lajmin për gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.
“Sot, në orët e paradites Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policorë, i cili përfshinë katër lokacione në rajonin e Prizrenit. Operacioni policor ka të bëjë me hetimin dhe luftën kundër trafikimit me narkotik, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar”, ka thënë Kelani për Gazeta Demos./GazetaDemos/