Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Antidroga aksion në Prizren: Kapen mbi 11 kilogramë marihuanë, arrestohen dy persona

    08/03/2025 09:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka njofruar se Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, ka zhvilluar një aksion që rezultoi me sekuestrimin e mbi 11 kilogramë marihuanë dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike.

    Gjatë operacionit policor, fillimisht është sekuestruar substancë narkotike, e llojit marihuanë, me peshë 10 kg e 510gr, një armë zjarri me një karikator me 8 fishekë, dy automjete me targa vendore dhe tre telefona.

    Në njoftim thuhet se aksioni ka vazhduar me kontrollimin e një shtëpie dhe një lokali, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë tjera.

    “Substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë 874 gram,

    Katër fishekë,

    Dy peshore elektronike,

    Dy kuti me pajisje për pastrim të armëve,

    Një foli plastike dhe

    Të holla 3965 euro.“

    Lidhur më rastin, janë ndaluar dy të dyshuar: N.I., (1985) dhe E.M., (2000).

    “Po ashtu, policia ka informacione se i përfshirë në rast është edhe një i dyshuar tjetër, i njohur për policinë. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe me vendim me shkrim të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë.” – thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Ndalimi i infermieres nga Kosova në kufi, Lutfiu: Formë frikësimi nga autoritetet serbe

    Tërhiqet trupi i pajetë i të riut që vdiq në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”

    SHBA-ja nuk ia dorëzon sistemet mbrojtëse ukrainasve, Zelensky e lut Trumpin

    Të Fundit

    Ndalimi i infermieres nga Kosova në kufi, Lutfiu: Formë frikësimi nga autoritetet serbe

    Tërhiqet trupi i pajetë i të riut që vdiq në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”

    SHBA-ja nuk ia dorëzon sistemet mbrojtëse ukrainasve, Zelensky e lut Trumpin

    63-vjeçarit në Gjakovë i përkeqësohet gjendja në vendin e punës, vdes rrugës për në spital

    Izraeli do të bllokojë shkuarjen e Greta Thunbergut me anije në Gazë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.