Mbajtësi i titullit i unifikuar i peshave të rënda, Anthony Joshua, bëhet gati për të vënë rripat e tij në krahë dhe mes kundër sfiduesit të detyrueshëm, Oleksandr Usyk, më 25 shtator. Joshua thotë për Sky Sports se e kupton se ka përballë një kundërshtar unik, me lëvizje dhe aftësi të mira dhe kjo është arsyeja pse ai po stërvitët më shumë psiqikisht, për të mos u frustruar në meçin me Usyk.
Joshua, në mes tjerash thotë se është duke u përgatitur për t’i hedhur disa goditje në të njëjtën kohë në vend të goditjeve të veçanta, me fokus në aftësitë e tij psikologjike në mënyrë që të mund të jetë në formë për 12 raunde të plota, gjithnjë nëse është e nevojshme.
“Është një luftë për trurin. Duke e ditur atë që keni përpara dhe duke ditur se si të silleni me të, ju ose mund të jeni agresivë, ta vendosni atë në qafë, t’i hidhni gjithçka, ose mos merrni kohë, jini të zgjuar, pastaj rrëzojeni atë përtokë”. “
Kampioni thotë se është duke e përshtatur stërvitjen e tij, që t’i përgjigjet pikë për pikë kundërshtarit, e që sipas tij, nuk hyhet në këtë ‘luftë’ vetëm me muskuj, sepse lodhja mund ta bëjë të veten.
“Unë jam i guximshëm për këtë meç. Jam duke luftuar me një djalë që është luftëtar i 12 raundeve. Kështu që do të ishte marrëzi nga ana ime të hyja atje me trup e muskuj, pastaj duke bërtitur për oksigjen. Unë, në kampin tim, jam stërvitur tamam si një luftëtar i 15 raundeve. Do të jem në formë të përshtatshme për të luftuar. Kjo është kryesorja.”
Në javët e fundit të përgatitjeve të tij, Joshua, luftën e radhës po e konsideron si një përballje adekuate me Usyk, dhe se pret që ky i fundit të jetë luftarak, në mënyrë që të ketë një spektakël të mirë në ring.
Meçi i 25 shtatorit do të jetë jo vetëm vendimtar për Joshuan, por edhe për vetë natyrën e boksit që bën Joshua, e cila e theu “shkollën” e Kliçkove, thonë analistët.