Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ankohen anesteziologët e Kosovës, po vuajnë nga sindromi i lodhjes së tepërt

    19/08/2023 20:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Numri i vogël i anesteziologëve në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), ka bërë që anesteziologët aktual të stërngarkohen me punë, sidomos tani gjatë muajve të verës, kur është dhe kohë e pushimeve.

    E puna e madhe, e numri i vogël i tyre, po e bënë pothuajse të papërballueshëm punën e anesteziologëve në QKUK.

    Lulzim Emini, kryetar i Shoqatës së Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës, ka thënë për “Indeksonline” se puna e madhe i ka sjellë anesteziologët në një pozitë të vështirë, pasi që ata detyrohen të mbajnë kujdestari dhe nga tri netë radhazi.

    “Gjatë periudhës nga mesi i qershori, korrik e gusht, kërkesat janë shumë të mëdha për kyerjen e operacioneve të ndryshme. Anesteziologët janë në pozitë ku dhe duhet të shfrytëzojnë pushimin vjetor, por dhe duhet t’u përgjigjen kërkesave të mëdha, për kryerjen e shërbimeve shendetësore anesteziologjike, apo kryerjen e operacioneve. Kjo neve anesteziologëve na ka sjellë në pozitë të vështirë, pasi që duhet t’i mbajmë kujdestaritë dhe në të tretën natë. Kujdestari këto që janë jashtëzakonisht të ngarkuara dhe të vështira. Të themi dhe të dëmshme për shëndetin e anesteziologëve. Por ja që puna duhet të kryhet. Mendoj që menaxhmenti i tanishëm qoftë në SHSKUK qoftë dhe në MSH do të duhej të mendonte për numrin e anesteziologëve”, tha ai.

    Ai madje thotë se stafi i anesteziologëve në QKUK po vazhdon të punojë përtej limiteve të durimit dhe se kjo ka shkaktuar tek ta Sindromin e lodhjes së tepërt apo të njohur si “Burn-out”.

    “Ne jemi në pozitë kur nuk kemi njerëz të mjaftueshëm, t’i përgjigjemi kërkesave të cilat janë për momentin. Dhe kjo e shtyn stafin që është duke punuar përtej limiteve të durimit dhe mundësisë që çdo ditë të bëjnë maksimumin e tyre. Dhe në fundvit prapë do të mbesin operacionet pa u kryer. Kurse stafi i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intenziv, veç ka mbërri në stadin e Sindormit Burn- Out, kur profesionistët janë ekstremisht të lodhur dhe të ngarkuar me këtë punë dhe se kjo ndodh për disa vite radhazi”, ka thënë Emini.

    Emini thotë se QKUK-ja i ka vetëm 45 anesteziolog disa nga të cilët gjatë verës janë në pushime dhe se puna e tyre vështirësohet jashtë mase.

    “Numri i anesteziologëve duhet të arrihet në nivelin optimal ose mbi optimale, cfarë është në vendet e rajonit, ku do t’i lehtësohet puna anesteziologëve dhe do të rritet cilësia e shërbimeve. Ne presim veprime të atyre që marrin vendime. Nëse këto veprime janë të ngadalshme, atëherë përmirësimi i situatës do të jetë i ngadalshëm. Presionin më të madh e kemi nga pacientet dhe ne duhet tu përgjigjemi atyre. Por ne këtë s’mund ta bëjmë, pa rritjen e numrit ëe anesteziologëve. Në vitin 2020 kemi pasur numër më të madh të anesteziologëve 65 deri në 68 dhe sot kemi vetëm 45. Kurse kërkesat kanë qenë në rritje. Dhe nëse në sistem shendetësor ka profil shendetsor i tejngarkuar, atëherë janë anesteziologët”, tha ai.

    Emini thotë se ka ankesa të shumta nga anesteziologët për sindromin e Burn-out dhe se në rast se personeli shëndetësor do të fillonte të ankohej dhe të kërkonte dëmshpërblim nëpër Gjykata, atëherë kjo do të dëmtonte tej mase buxhetin e shendetësisë.

    “Gjithmonë ankesa kryesore , është lidhur me sindromin Burn- Out. Sepse njerëzit lodhen kur janë nën presion të madh të punës, për një koh të gjatë. Këtë s’mund ta kuptojnë ata profesionistë që nuk e kanë përjetuar këtë vëllim të punës dhe presionin e punës së rëndë. Po të ishte dhe në Kosovë siç është në vende tjera, që personeli mjekësor me fillu me u anku dhe me kërku dëmshperblime nëpër Gjykata, mund ta merrni me mend çka ishte bërë me buxhetin e shëndetësisë”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e sigurimit protestojnë sërish në QKUK – Azemi: Kërkojmë kontrata, dikush po luan me fatin e tyre

    E reja që ra nga lartësia në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë – iu nënshtrua një operimi

     Bien nga kati i katërt gjatë pastrimit të dritareve – E reja në gjendje të rëndë

    Të Fundit

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.