sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Anglia ëndërron, 55 vite pritje për të shijuar një tjetër finale

    07/07/2021 12:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ishin vitet kur Beatles pushtonin botën ndërsa Anglia ngrite për herë të parë në qiell një trofe, ishte viti 1966 kur shpalleshin kampion botë, njëkohësisht hera e parë dhe e fundit pasi që nga ajo kohë, Anglia jo vetëm që nuk ka fituar më një trofe por nuk ka shkuar kurrë as në finale.

    Pas 55 vitesh, Anglia ka një shans të jashtëzakonshëm, një mundësi shumë të mirë, për tu rikthyer të paktën në finale, çdo përfundim tjetër do të ishte një dështim shumë i madh. Southgate ka në dispozicion një grup fantastik lojtarësh, nga më të mirët në qarkullim, Anglia ka pasur gjithnjë yje por këtë herë duket ndryshe, ekipi është më i bashkuar, janë më të uritur, me më shumë dëshirë për të fituar. Ndryshe nga Italia, Southgate ka shumë opsione, dhe çfarë opsionesh, mban në stol lojtarë si Sancho, Foden etj.

    “Tre luanët” vijnë në këtë gjysmëfinale përballë Danimarkës në kushte perfekte, me katër fitore dhe një barazim, me tetë gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Në çdo rast danezët janë një ekip që meritojnë respekt, rrugëtimi i tyre në këtë “Euro2020” ka ardhur gjithnjë në rritje, drama që përjetuan me Eriksen i bërë më të fortë dhe më të bashkuar. Në një Wembely me kapacitet të plotë, danezët vijnë pa presion dhe me statusin e hirushes por dhe me disa statistika në krahë që i bëjnë të ëndërrojnë, ata dinë se si mposhtet Anglia, madje edhe brenda tempullit të futbollit britanik.

    Artikuj të ngjashëm

    Anglia shënon edhe golin e tretë ndaj Uellsit

    Anglia shënon dy gola për dy minuta kundër Uellsit, Rashford “bombardon” nga gjuajtja e lirë

    Mbyllet baras pjesa e parë në ndeshjen mes Uellsit dhe Anglisë

    Të Fundit

    Kërkohen dy të dyshuar për veprën “Vjedhje e rëndë”

    ​Koeficienti prej 105 euro i pa pranueshëm edhe për zjarrfikësit

    FBI bastis shtëpinë e presidentit Biden

    Vlera e koeficientit, reagon KPK: Pagat e prokurorëve janë ulur ndjeshëm, është cenuar funksionalizimi i sistemit prokurorial

    Eskalon debati në mes Julianës dhe Gresës

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.