Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Angelina Jolie thotë se “liderët botërorë janë bashkëfajtorë” në krimet në Gaza

    02/11/2023 11:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Aktorja Angelia Jolie ka reaguar rreth luftës Izrael-Hamas duke e quajtur bombardimin në Gaza “të qëllimshëm”

    “Ky është bombardim i qëllimshëm i një popullate të bllokuar që nuk ka ku të ikë. Gaza ka qenë një burg i hapur për gati dy dekada dhe po bëhet me shpejtësi një varr masiv. 40 për qind të të vrarëve janë fëmijë të pafajshëm”, tha Joilie në një postim në Instagram, raporton Klankosova.tv.

    Jolie tha se miliona civilë palestinezë, fëmijë, gra, familje po ndëshkohen duke u privuar nga nevojat esenciale për njeriun.

    “Ndërsa bota shikon dhe me mbështetjen aktive të shumë qeverive, miliona civilë palestinezë – fëmijë, gra, familje – po ndëshkohen dhe dehumanizohen kolektivisht, të gjithë duke u privuar nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare kundër ligjit ndërkombëtar”, tha Angelina Jolie, ish e dërguar speciale për UNHCR-në.

    Aktorja shtoi se liderët botërorë janë bashkëfajtorë në krimet e kësaj lufte.

    “Duke refuzuar të kërkojnë një armëpushim humanitar dhe duke bllokuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të vendosë një të tillë për të dyja palët, liderët botërorë janë bashkëfajtorë në këto krime”, theksoi aktorja holivudiane.

    Që nga 7 tetori, kur Hamasi kreu inkursionin në Izrael, rreth 8,800 palestinezë janë vrarë në Gaza.

    Artikuj të ngjashëm

    Kjo është arsyeja se pse aktorja Angelina Jolie e përmendi Kosovën në shqip

    Angelina Jolie e punëson vajzën si asistente personale

    Jolie mes të ftuarve të shquar në darkën e Biden dhe presidentit të Koresë së Jugut

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.