Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Angelescu me lëvdata për Rrahmanin, tregon se si e transferuan nga Ballkani te Rapidi

    12/09/2023 17:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një nga aksionaret e klubit të Rapid Bukureshtit, Victor Angelescu, ka deklaruar se e vënë re Albion Rrahmanin në ndeshjet e zhvilluara nga CFR Cluj me Ballkani sezonin e kaluar, në grupet e Ligës së Konferencës.

    Ai tha se kishin shumë besim te sulmuesi kosovar, andaj edhe e kërkonin me ngulm transferimin e tij, shkruan Gazeta Express.

    “Ne kishim shumë besim te Rrahmani, kishim negociuar për një kohë të gjatë dhe e donim shumë. E pashë për herë të parë kur luajti ndaj CFR dhe pas kësaj vazhdova ta ndjek. Ishte golashënuesi më i mirë në kampionatin e Kosovës, ishte thirrur edhe në kombëtare para se të vinte te ne. Ai ishte një sulmues i ri që na dukej shumë interesant. Ne filluam negociatat me klubin dhe e transferuam atë. E kisha vënë re që kur luante ndaj CFR. Kështu bënë edhe ata, prandaj e morën Krasniqin (Ermal). Ne ishim mjaft specifik. Ne negociuam që në fillim, ofruam shuma të caktuara, biseduam me lojtarin, e bindëm për projektin”, tha fillimisht Angelescu për “GSP”.

    “Nuk e di kush tjetër e donte, por ne e donim më shumë. Nuk mendoj se ka problem që të mos kthehen këto para, siç duket Rrahmani për momentin. Fillimisht e sollëm të na ndihmojë, sepse kishim vetëm një sulmues, edhe pse Marko (Dugandzic) ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit dhe luajti shumë mirë edhe këtë fillim sezoni. Pasi u largua Kevin Luckassen, ne kishim vetëm një sulmues. Bergodi mund të kishte luajtur me dy sulmues. Nuk e di se si mund ta largoni Rrahmanin nga skuadra pasi ai shënoi 4 gola. Por, në të njëjtën kohë, Dugandzic ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit dhe vazhdon të jetë”, deklaroi Angelescu.

    Kujtojmë se Rrahmani u transferua këtë verë nga Ballkani te Rapidit, me klubin nga Bukureshti që pagoi 600 mijë euro për të nënshkruar me sulmuesin kosovar.

    23-vjeçari e ka nisur për mrekulli aventurën e tij në elitën e futbollit rumun, duke shënuar katër gola në dy paraqitjet e para. 

    Artikuj të ngjashëm

    Rrahmani shënon golin e tretë të Kosovës

    Largohet përfundimisht nga Ballkani, Ilir Daja

    Ballkani në “flakë” – Zvicra, Gjermania e pjesë të tjera të Evropës mbërthehen nga stuhitë e forta

    Të Fundit

    Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.