Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Angela Merkel nderohet me medaljen më të lartë të Gjermanisë

    18/04/2023 08:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kancelarja Merkel u nderua me medaljen më të lartë të Gjermanisë, Kryqin e Madh të Urdhërit Federal për Merita. A është ky vendim i drejtë?

    Deri më sot në Gjermani janë nderuar me Urdhrin e Meritës më shumë se 260,000 vetë. Por Angela Merkel është personi i tretë që nderohet me shkallën më të lartë të Urdhrit të Meritës për qytetarët gjermanë: Kryqin e Madh. Ky çmim i rëndësishëm u është dhënë “gjermanëve dhe të huajve për arritje në fushat politike, ekonomike, sociale apo intelektuale” që nga viti 1951.

    Dy paraardhësit e saj ishin gjithashtu kancelarë dhe i përkisnin të njëjtës parti konservatore si Merkel, Unionit Kristian Demokrat. Konrad Adenauer, kreu i parë i qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, e mori Kryqin e Madh për integrimin ekonomik dhe politik të Republikës Federale në Evropën Perëndimore në vitin 1954. Helmut Kohl, i cili hapi rrugën për ribashkimin e Gjermanisë dhe luajti rol vendimtar për futjen e euros si monedhë në vend të markës gjermane, u nderua në vitin 1998.

    “Epokë 16 vitesh të humbura”?

    Albrecht von Lucke, politolog dhe redaktor i së përmuajshmes të njohur politike “Blätter für deutsche und Internationale Politik”, thotë për DW se në historinë e pasluftës së Gjermanisë, si Adenaueri ashtu edhe Kohli u detyruan të merrnin vendime “të guximshme” politike – të pavarura prej pikëpamjeve të tyre politike ose pasojave të vendimeve të tyre.

    Kurse koha e qeverisjes së Anglea Merkelit ishte një “epokë 16 vitesh të humbura”. Von Lucke thotë: “Ne sapo kemi filluar të shohim se sa problematike është trashëgimia e Angela Merkelit. Dhënia e një çmimi të tillë tani është krejtësisht e parakohshme dhe jo çmimi i duhur. Ende nuk është e qartë se cilat janë meritat dhe cilat janë dështimet e saj .”

    Kritika lidhur me politikën për klimën dhe atë ndaj Rusisë

    Politika e Merkelit për mbrojtjen e klimës është kritikuar, sepse kriza klimatike po përkeqësohet në mënyrë dramatike. Dikur e quajtur “kancelarja e klimës” Gjermania nën drejtimin e Merkelit nuk i arriti objektivat për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.

    Por mbi të gjitha ish-kancelarja fajësohet për politikën e saj ndaj Rusisë. Pas sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt 2022, i cili filloi menjëherë pas largimit të Merkelit nga detyra, u shtuan zërat kritikë se ish-kancelarja ishte treguar shumë e butë me Moskën. Ajo është gjithashtu personi kryesor përgjegjës për rritjen e varësisë energjetike të Gjermanisë nga Rusia.

    Në një paraqitje të rrallë publike vitin e kaluar, Merkel e dënoi luftën e Rusisë në Ukrainë, por mbrojti përpjekjet e saj diplomatike dhe refuzoi të pranojë ndonjë gabim në politikën e jashtme. “Unënuk do të kërkoj falje për këtë,” tha ajo në lidhje me politikën e saj ndaj Rusisë para një auditori në Berlin.

    Mbrojtëse e status quo-së

    Por ndërsa disa e shohin kohën e Angela Merkelit si kancelare si një mundësi të humbur, të tjerë e vlerësojnë atë për mbrojtjen e status quo-së në një kohë trazirash dhe sfidash, si ajo e bankave, e borxheve dhe e refugjatëve. “Ajo arriti ta mbajë BE-në të bashkuar dhe ta forcojë atë në kohë të trazuara,” tha për DW Lucas Schramm, politolog në Universitetin Ludwig Maximilian të Mynihut.

    Debati për trashëgiminë e Merkelit nuk ka përfunduar ende. Qoftë i merituar apo i parakohshëm, vendimi për t’i dhënë asaj Urdhrin e Meritës të paktën e riktheu kancelaren në pension në qendër të vëmendjes së publikut, gjë që ajo përpiqej ta shmangte gjatë mandatit të saj, dhe së cilës i ka ndejtur kryesisht larg që nga rikthimi i saj në jetën private./DW

    Artikuj të ngjashëm

    Merkel: Ndoshta Putin po priste largimin tim për ta pushtuar Ukrainën

    Merr fund epoka e Angela Merkel, Olaf Scholz emërohet kancelari i ri i Gjermanisë

    Merkel viziton një nga zonat e përmbytura: Gjuha gjermane nuk mund ta përshkruajë

    Të Fundit

    Bajrami e ashpër: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

    Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, të ndërrohet kandidatja

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.