Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, derisa po bënte blerje në një supermarket në Berlin, i është vjedhur portofoli, një kartë krediti, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit.
Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të shtypit, të enjten në mëngjes, rreth orës 11:40 në një supermarket ushqimesh në Morsestrasse në Charlottenburg, ish kancelarës gjermane i vodhën çantën teksa po bënte pazar.
Policia konfirmoi zyrtarisht vetëm një vjedhje që një grua 67-vjeçare denoncoi në komisariatin e policisë në Friedrichstrasse në Berlin-Mitte. Portofoli i vjedhur kishte një kartë identiteti, kartë krediti, patentë shoferi dhe para të gatshme. Zyra e ish-kancelares nuk pranoi të komentonte.