Angela dhe Dragos lënë vilën e 85 mijë eurove në muaj për një më të lirë

Arrestimi i bashkëshortit të modeles shqiptare, Angela Martini, Dragos Savulescu, më 10 gusht në Greqi pas një imazhi të publikuar nga ylli shqiptar bëri bujë të madhe gjithandej.

Çifti thuhet se së fundmi kanë lënë vilën e tyre luksoze në Mykonos me kosto 85 mijë euro duke u zhvendosur në një tjetër vilë më të lirë e më të vogël.

Dragos ndërkohë është lënë i lirë nga autoritetet greke pak ditë më parë, por me kushtin që të mos largohet nga ishulli Mykonos derisa gjykata të vendosë për ekstradimin ose jo të tij në Rumani.

Angela dhe Dragos lënë vilën e 85 mijë eurove në muaj

I njëjti u dënua me pesë vite e gjysmë burg në Rumani për përfshirjen në një skandal përvetësimi të një shume prej 114 milionë eurosh nga shteti i Rumanisë.

Ai ndodhet në arrati prej vitit 2019 dhe jeton shumicën e kohës në Itali.

Mediat greke deri më tani raportuan se dyshja shpenzojnë shuma marramendëse në restorante luksoze e jahte.

Përveç bizneseve të shumta në pronësi, ai vlen të ceket se është edhe aktor dhe producent filmash

Më tej, Savulescu rinovuar kontratën e qirasë së vilës me nëntë dhoma gjumi deri më 30 shtator derisa të përfundojë proceset gjyqësore.

Bukuroshja nga Shkodra u martua me Dragos në dhjetor të vitit 2017.

Reklama