Për shkak se anëtari i trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala ka udhëtuar jashtë vendit për arsye personale, ka dështuar të mbahet seanca e së martës ndaj të akuzuarve Lutfi Dervishi dhe Arban Dervishi, në rastin e njohur si “Medicus”.
Ndryshe, në këtë rast, urologu Lutfi Dervishi dhe djali i tij, Arban Dervishi, po ngarkohen se në bashkëkryerje kishin kryer veprat penale të krimit të organizuar dhe trafikimit me qenie njerëzore, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Mungesën e gjykatësit Shala, e konfirmoi kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj.
Ndërkaq, seanca e radhës lidhur me këtë çështje penale juridike është caktuar të mbahet më 8 maj 2023.